Tenis

Wozniacki triumfon në Pekin, shënjestron kreun e renditjes botërore

Tenistja daneze Caroline Woznicaki triumfoi sot në turneun Masters të Pekinit, pas fitores 2-0 (6-3, 6-3) në finale ndaj letonezes Anastasija Sevastova. Për bukuroshen daneze ky është suksesi i tretë sezonal, i dyti në Pekin dhe i 30-ti në karrierën e saj, në një ndeshje që ajo e dominoi dhe fitoi me meritë. Sevastova u përpoq të rivalizojë, por ishte e pafuqishme për ta bërë këtë gjë, teksa përvoja e 28-vjeçares Wozniacki bëri diferencën në fushë në të dyja setet.

Falë këtij suksesi, tenistja daneze, numri 2 në botë, ngushton ndjeshëm diferencën me kryesuese Simona Halep, që nuk luajti për shkak se është e dëmtuar, por parakalimi mund të ndodhë së shpejti në rast se tenistja rumune vazhdon të mos luajë. “Jam shumë e lumtur për këtë sukses. Jam në një moment të mirë, që shpresoj të vazhdojë sa më gjatë. Sezoni nuk ka përfunduar ende, do të ishte fantastike nëse do do ta mbyllja si numri 1”, tha Wozniacki.

Më shumë nga Tenis