Mix Bota

WWE, “Triple H” i shpall luftë UFC-së: Po marrim sportistët më të mirë në botë

Paul Michael Levesque, i njohur me nofkën “Triple H” mendon se sporti i World Wrestling Entertainment (WWE) po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në botë, duke fituar më shumë hapësira në media e rrjetet sociale se boksi e artet marciale mikse (MMA). Jo vetëm kaq, por mjaft sportistë kampionë në sportet luftarake i janë afruar WWE-së, këtij sporti spektakolar e argëtues.

Ai ka meritën se i ka hapur dert të gjithë kampionëve që kanë shprehur dëshirën për t’u ngjitur në ring në këtë sport show, duke e bërë këtë sport të famshëm jo vetëm për meshkujt por edhe për femra. Vetë ai është martuar me një ikonë të WWE-së si Stephanie McMahon.

Çfarë kërkojmë ne si WWE? Duam sportistë të mëdhenj, që të jenë karizmatikë, por mbi të gjithë personazhe të mëdhenj. Prototipi ynë i portistit model duhet të jetë i aftë të fitojë vëmendjen e njerëzve, të jetë një lider. Duhet të përfaqësojë këtë sport e Federatën tonë në çdo mënyrë e çdo vend. Na duhen njerëz që ndihmojnë përhapjen e këtij sporti, jo vetëm famën personale”, tha Triple H.

Në eventin e Wrestle Mania 34, të zhvilluar dy muaj më parë, në ring debutoi një nga ikonat e sporteve luftarake Ronda Rousey, ish-kampione e botës në UFC, që vendosi të lërë kafazin për të debutuar në ring, duke fituar. “Ronda është shembulli i asaj që kërkojmë, një nga sportistet luftarake më të mira në botë dhe vendosi të duelojë për ne. Ajo e kuptoj se çfarë i duhet WWE-së dhe kuptoi se ne përfaqësojmë ëndrrën e saj, pasi ky është sporti që ajo ka dashur gjithnjë të bëjë”, tha Triple H.

Më shumë nga Mix Bota