Champions League

Xhaka dhe Basel “çmendin” Champions-in! Kush nuk mori notë maksimale?

Kampioni i Zvicrës, Basel, ka shënuar fitoren më të bujshme në Champions, xhiron e dytë në grupe, e cila do të kujtohet një periudhë të gjatë. Askush nuk e kishte pritur një fitore aq bindëse me rezultatin 5-0 kundër skuadrës portugeze, Benfica. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, që bëri një lojë të përsosur, gati sa “fluturoi” në fushë me shokët. Ai ishte në nivelin më të lartë të detyrës me bashkëlojtarët, duke e mbushur me pesë gola portën e rivalit.

Kush nuk mori notë maksimale, apo “6”, përveç portierit?! Të gjithë u vlerësuan me notë maksimale nga prestigjiozja zvicerane “Blick”, për të cilën “të gjithë luajtën si trima të vërtetë ndaj një skuadre shumë të forte”. Ja notat e lojtarëve, sipas “Blick”: Tomas Vaclik 5, Marek Suchy 6, Manuel Akanji 6, Eder Balanta 6, Taulant Xhaka 6, Luca Zuffi 6, Michael Lang 6, Renato Steffen 6, Ricky Van Wolfswinkel 6, Mohamed Elyounoussi 6, Blas Riveros 6 dhe Raoul Petretta 6.

Më shumë nga Champions League