Çiklizëm

Xhama të thyer dhe vaj në rrugë, përpjekje për të sabotuar Xhiron e Italisë

Etapa e 20-të dhe e parafundit e Xhiros së Italisë në çiklizëm ka nisur me tension dhe polemika, pasi disa vandalë janë përpjekur të pengojnë zhvillimin normal të garës. Në itinerarin e kësaj etape, në një rrugicë të provincës së Casalette, është hedhur vaj motori përgjatë gjithë rrugës, në një gjatësi prej 200 metrash si dhe janë gjetur copa xhamash të thyer.

Policia ka bllokuar zonën dhe ka ndaluar qarkullimin, për t’u dhënë mundësi punonjësve të pastrojnë rrugën. Një incident i rëndë dhe organizatorët e Xhiros bëjnë me dije se policia ka nisur hetimet, për të zbuluar fajtorët dhe arsyen që kanë bërë këtë veprim. Pavarësisht kësaj, etapa ka nisur normalisht në orën 11:00 të paradites dhe gara po vijon normalisht.

Më shumë nga Çiklizëm