• Xhevahir Sukaj: “Debutoj ndaj Korabit, na favorizon dueli në Korçë”

    Publikuar: 16 Mar 8:42

    I rikthyer te të kuqtë gjatë merkatos së dimrit, bomberi i sezonit të kaluar, Xhevahir Sukaj është i bindur se kjo është java e debutimit të tij këtë sezon me fanellën e Partizanit, pikërisht në ndeshjen ndaj Korabit. “U bë thuajse një periudhë 1-mujore që jam bërë gati, por jo se kam qenë në formë 100% fizikisht. Tani kam arritur të kaloj plotësisht dënimin dhe forma po vjen nga dita në ditë në rritje. Këtë javë ndaj Korabit kam përshtypjen dhe mendoj se do të ketë disa minuta edhe për mua që të shoh se ku është gjëndja ime. Edhe vetë trajneri më ka thënë se beson që kjo është ndeshja ideale për mua, që të filloj të aktivizohem”, u shpreh Sukaj.

    Sipas Sukajt, finalja e Partizanit do të jetë përballja me Skënderbeun.

    “Për ne, ndeshja me Korabin është shumë e rëndësishme. Duke parë edhe ndeshjen e Skënderbeut që pret Kukësin, sido që të dalë ajo ndeshje, ne na favorizon, të treja rezultatet janë në favorin tonë. Ndeshja me Skënderbeun, ajo do të jetë finalja jonë. Loja ka treguar se krijojnë më shumë raste se sezonin e kaluar dhe normale që e kam përjetuar sinqerisht me emocione sepse ne sulmuesit ato raste presim. Ekuban nuk është një sulmues i mirfilltë dhe ka realizuar aq gola sa ka shënuar. Ndaj, një partner që është më afër dhe më i afeksionuar me golin mendoj se i shërben si Ekuban ashtu edhe ekipit. Nuk premtoj gola, ndonëse besoj se do të bëj, paçka se nuk është tërësisht në dorën tonë, por gjithsesi besoj se do të jem deçiziv për ekipin, vendimtar”, deklaroi ndër të tjera ish-bomberi i të kuqve, Xhevahir Sukaj.


    Lexo postimet e tjera