• Xhiro: Fraile fiton mes maleve, Dumoulin qëndron lider

    Publikuar: 17 May 5:53

    Çiklisti spanjoll Omar Fraile fitoi sot etapën e 11-të të Xhiros së Italisë, Firenze-Bagno di Romagna, 161km e gjatë, duke prerë i pari vijën e finishit, pas 4h23’14”. Një etapë e vështirë, pasi ishin katër malore që ndikuan në rezultatin e garës dhe sollën disa shkëputje të çiklistëve, që e mbyllën garën në grupe të vogla. Në fund, çiklistët pretendentë përfunduan së bashku garën, me Fraile që fitoi duelin e sprintit me grupin e tij të çiklistëve, duke lënë pas portugezin Rui Alberto Faria (i dyti) dhe francezin Pierre Rolland (i treti).

    Nga etapa e sotme e Xhiros se Italise

    Etapa ishte me rivalitet, pasi maloret e shpeshta bënë që çiklistët të mos kishin të njëjtin ritëm në rrugë. Një etapë e përshtatshme për çiklistët që preferojnë maloret dhe shkëputjet në një terren të tillë. Gjithsesi, pretendentët për titull kontrolluan të “arratisurit”, ndaj dhe në krye të renditjes vazhdon të qëndrojë francezi Tom Dumoulin, që ka 2’23” nga kolumbiani Nairo Quintana, ndërsa i treti është holandezi Bauke Mollema. Dumoulin mban të veshur edhe fanellën ruzë të liderit të edicionit nr.100 të Xhiros së Italisë.

    Tom Dumoulin me fanellen roze te liderit

    Lexo postimet e tjera