TECH

Yahoo më në fund e pranon: Janë vjedhur të gjitha llogaritë, jo vetëm 1 miliard

Sulmi kibernetik më i madh në histori bëhet edhe më i frikshëm me lajmin më të fundit. Kur Yahoo informoi njerëzit publikisht se kishte pasur një hakim masiv në dhjetor të 2013-s, theksoi se ishin prekur vetëm 1 miliard përdorues.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe. Në një deklaratë të dhënë së fundmi, Yahoo ka pranuar se, bazuar në gjetjet e reja, janë prekur të gjitha llogaritë e saj, saktësisht 3 miliardë të tilla, transmeton “PC World”.

Sipas informacioneve të dhëna nga kompania, janë vjedhur informacione përdoruesi, adresa e-mail, numra telefonikë, informacione personale si datëlindje dhe pyetjet e sigurisë, si dhe fjalëkalime të enkriptuara.

Fatmirësisht, të paktën ashtu siç saktëson Yhaoo, informacionet rreth llogarive bankare nuk janë prekur. Sulmet kibernetike janë bërë një gjë më se e zakonshme në vitet e fundit dhe shpeshherë të dhënat e vjedhura publikohen për shitje në tregjet e zeza. Siç e tregon edhe infografiku i paraqitur, hakimi i Yahoo-s lë në hije çdo lloj hakimi tjetër në histori.

Më shumë nga TECH