Moto GP

Yamaha 23 gara pa fitore, Rossi: Edhe në Tajlandë nuk presim mrekullinë

Yamaha paraqitet në garën e Çmimit të Madh të Tajlandës me një rezultat të frikshëm në pasiv, 23 gara pa fitore, shumë për një motor që duhej të duelonte për titull, ndërkohë që tani nuk arrin të renditet as mes 5 vendeve të para. Për më tepër që në radhët e saj ka pilotin më të njohur të historisë së Moto GP, Valentino Rossi, që bashkë me shokun e tij të skuadrës Maverick Vinales nuk kanë fituar asnjë garë këtë sezon.

Për Rossin gjasat që ai të fitojë në pistën e Buriram janë të pakta, por shpreson që të duelojë për podium. “Mbyllëm pa lënë asnjë gjurmë aventurën europiane për këtë sezon dhe shpresojmë që situata të jetë disi ndryshe në Tajlandë, ku këtë dimër zhvilluam disa teste. Kjo nuk është një pistë që unë e preferoj shumë, por është një shans i mirë për të punuar për të ardhmen. Me pak kujdes dhe një motor të adaptuar mirë me pistën, mund të kapim podiumin”, tha Rossi.

Më shumë nga Moto GP