Moto GP

Yamaha dominon provat në Assen, Vinales e Rossi synojnë fitoren

Yamaha ka dominuar sot në provat e lira në pistën e Assen, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP. Spanjolli Maverick Vinales ishte më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira, duke dhënë kohën 1’33”378. Një paraqitje e mirë e Vinales, që rikthehet protagonist, ndërkohë që motori spanjoll është ende në kërkim të suksesit të parë sezonal.

Mirë u paraqit edhe piloti tjetër i Yamaha, valentine Rossi, që u rendit në vendin e katërt, ndërkohë që mes tyre u klasifikuan në vendet 2 dhe 3 italianët Andreas Iannone me Suzuki dhe Danilo Petrucci me Ducati Pramac. Larg më të mirëve u renditën pilotët e tjerë pretëndentë për titull, pasi Andrea Dovizioso e Jorge Lorenzo u renditën në vendet 6-7, ndërsa pas tyre spanjolli marc Marquez me Honda.

Gjithsesi, kohët nga vendi i parë deri në të 14-tin ishin brenda një sekondi, çka tregon se rivalitet është i madh dhe se nesër, në provat zyrtare, mund të ketë surpriza. Të gjithë pilotët janë pranë njëri-tjetrit dhe nesër pritet një betejë e fortë për “pole position”. Për Valentino Rossin një garë e veçantë, pasi këtu ka korrur fitoren e fundit në karrierën e tij, një vit më parë në Moto GP.

Më shumë nga Moto GP