Moto GP

Yamaha premton revolucion: Rossi do të ketë një motor tjetër vitin e ardhshëm

Fundi i këtij sezoni në Moto GP duket më i mirë për motorin Yamaha, që pasi zhgënjeu në shumicën e kohës arriti të triumfojë në Australi me Maverick Vinales dhe, nëse Valentino Rossi nuk do të ishte rrëzuar 4 xhiro nga fundi, do të kishte fituar në Malajzi. Këto rezultate janë premtuese për të ardhmen e motorit japonez,  që shpreson të bëjë një revolucion në të ardhmen.

Drejtori sportiv i Yamaha, Linn Jarvis, në një deklaratë për “crash.net” ka konfirmuar se janë të shumta ndryshimet që do të ketë motori i vitit 2019, madje edhe për sa i përket stafit që do të punojë në fabrikë: “Kemi nevojë për staf shtesë, ndaj do të punësojmë inxhinierë e mekanikë që nuk janë pjesë e Yamaha, pasi kështu nuk vazhdohet më”.

Pranoj kritikat e pilotëve tanë, sidomos të Rossit, që ka qenë i drejtpërdrejtë me ne. Nnuk kemi patur një motor të shpejtë, por vitin tjetër, ai dhe Maverick do të kenë një motor të ri, të fuqishëm dhe që do të bëjë diferencën në pistë. Ndryshimet që kemi bërë dhe po bëjmë do të japin rezultat, madje dy garat e fundit kanë konfirmuar se po ecim në rrugën e duhur”, tha Jarvis.

Më shumë nga Moto GP