Moto GP

Yamaha, Vinales do të jetë në shërbim të Rossit

Pavarësisht paraqitjes së mirë të Maverick Vinales në testet dimërore në Moto GP, në Spanjë shprehen se spanjolli, në vitin e tij të parë te Yamaha, nuk ka për të qenë pretendent për titull. Mediat iberike shprehen se shoku i tij i skuadrës Valentino Rossi është ende pretendenti kryesor i motorit spanjoll dhe se Vinales do të jetë në stërbimin e italianit. “Të paktën deri sa të qartësohet situata, se cili nga dy pilotët e Yamaha do të jetë më i shpejtë dhe do të duelojë për titull, Vinales do të jetë në shërbim të Rossit. Më pas, nëse Maverick do të jetë më i shpejtë se veterani i Moto GP, atëherë situata mund të ndryshojë”, thonë mediat iberike, që nuk i besojnë shumë paraqitjes së Rossit në testet dimërore, ku pati probleme dhe ishte më i avashtë se spanjolli. Pra, duket se te Yamaha do të ketë një hierarki, me Rossin si pilotin kryesor që do të duelojë për titull dhe Vinales si ndihmësin e tij edhe pse gjithçka do të shihet në garën e parë sezonale, ditën e diel në pistën e Losail, Katar.

Më shumë nga Moto GP