RUSI 2018

Yjet e Belgjikës: Franca është anti-futbolli, nuk e meritonin

Franca ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës pasi ka mundur me rezultatin 1-0 Belgjikën në gjysmëfinale. Ka qenë një goditje e rëndë për “Djajtë e Kuq”, të cilët mendojnë se francezët nuk e meritojnë në finale.

“Nuk mund të them se Franca ka luajtur më mirë se ne. Kanë luajtur një lloj anti-futbolli. Nuk më kishte ndodhur kurrë të shihja një qendërsulmues që luante kaq shumë larg portës, siç bëri Giroud”, ka thënë portieri i Belgjikës, Courtois.

“Sigurisht, kanë të drejtën të luajnë si të duan, por nuk është një gjë e bukur për t’u parë. Në fund, do të më kishte pëlqyer të kishte qenë Brazili në finale në vend të Francës. Edhe arbitrimi nuk ka qenë i mirë”, ka përfunduar numri një i Chelsea.

Courtois nuk ka qenë i vetmi që ka kritikuar stilin e lojës së Francës. Eden Hazard, në fakt, ka thënë: “Preferoj të humbas me këtë Belgjikë, sesa të fitoj me këtë Francë”. I njëjti koncept është shprehur dhe nga De Bruyne: “Loja e tyre nuk më ka bezdisur, sepse unë luaj te City dhe jam ësuar të përballem me ekipe që mbrohen gjatë gjithë kohës. Ky është futbolli”.

Më shumë nga RUSI 2018