• “Yjet” e Real Madridit, ashtu si nuk i keni parë kurrë!

    Publikuar: 10 Jan 6:35

    FIFA ka ndarë disa çmime individuale në mbrëmjen e së hënës në Zyrih, duke vlerësuar futbollistët më të mirë të vitit 2016, dhe më të mirin e tyre. Cristiano Ronaldo u shpall lojtari i vitit, ndërsa futbollistë të tjerë nga Real Madrid ishin të pranishëm në formacionin ideal. Trajneri Zinedine Zidane, doli i dyti pas Claudio Ranieri, në garën mes kolegëve, teksa FIFA përfitoi nga rasti që i kishte të gjitha “yjet” në një sallë, duke bërë disa poza fotografike të pazakonshme për futbollistët e Real Madrid…

    Cristiano Ronaldo, who captured The Best FIFA Football Player of the Year award, grins as his photograph is taken Ronaldo had a sublime 2016, winning the Champions League with Real Madrid and the European Championship with Portugal

    Cristiano Ronaldo

    Ronaldo e mbylli në vendin e dytë garën për “Topin e Artë” me Lionel Messi në vitin 2015, por në sezonin e kaluar dhe në këtë të sivjetshmi, “ylli” i Real Madrid u shpall më i miri duke e kompensuar dështimin në La Liga, me suksesin në Champions League, Euro 2016 dhe Botërorin për klube. Në sezonin 2015-16 ai u shpall golashënuesi më i mirë në Champions League me 16 gola.

    Zinedine Zidane only managed a top flight club for the first time at the start of 2016, but he also had an impressive year Zidane managed to lead Real Madrid to the Champions League in May and has taken the side to the top of the La Liga table

    Zinedine Zidane

    Jo shumë mendonin se Zidane do të qëndronte në stolin e Real Madrid, pas muajit maj. Ai u mori thjesht si tragetatori, derisa të gjendje zëvendësuesi i Benitez, por suksesi në Champions League e bëri francezin figurë të padiskutueshme në “Bernabeu”, si në kohët kur luante futboll. Aktualisht, Real Madrid kryeson kampionatin spanjoll, një trofe që i mungon prej viti 2012.

    Sergio Ramos flaunts his rose tattoo on his hand as he is photographed following another successful calendar year Ramos was also part of the Real side that managed to win the Champions League by beating Atletico Madrid in May 2016

    Sergio Ramos

    Sergio Ramos ishte njeriu i finales së fituar në Champions League kundër Atletico Madrid. Ai shënoi golin e avantazhit në pjesën e parë dhe të dytin me penallti gjatë fitores me 11-metërsha që arriti skuadra e Zidane. Kapiteni shënoi edhe në minutën e fundit të “El Clasico” të parë për sezonin 2016-17, duke i dhënë Real Madridit një barazim që e mbajti në krye në La Liga.

    Luka Modric, who attended the awards ceremony in Zurich with his family, poses for a photographer on Monday night Modric helped Real win the Champions League and Club World Cup and appeared at Euro 2016 for his home nation Croatia

    Luka Modric

    Modric e ka arritur statusin si një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollin dhe këtë gjë e tregoi pa hezituar në vitin 2016. Ai fitoi çmimin e mesfushorit më të mirë në La Liga dhe u zgjodh në formacionin e vitit nga FIFA. Kroati ka luajtur një rol thelbësor edhe në muajt e parë të këtij sezoni duke u konfirmuar si i pazëvendësueshëm.

    Marcelo laughs as he poses for a photograph ahead of FIFA's The Best awards ceremony in Zurich, Switzerland on Monday Marcelo had an impressive 2016 for his club, winning the Champions League alongside his Real Madrid team-mates

    Marcelo

    Në fillim të karrierës së tij ka pasur disa dyshime për Marcelo, por në vitin 2016 u konfirmua se ai është mbrojtësi i majtë më i mirë aktualisht në botën e futbollit. Ka treguar se është i pjekur në sulm dhe mbrojtje duke kontribuar edhe me gola në sukseset e Real Madrid. Dikujt po i heq marrin e Robeto Carlos.

    [interaction id=”58751b31fef6bbbe783bb086″]


    Lexo postimet e tjera