Futboll

Ylli i Ajax: “Kush jam unë që të refuzoj Real Madrid?”

Në Europë po shkëlqen një futbollist që sapo ka mbushur 18 vjeç dhe që ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e të gjithë klubeve më të mëdha të Europës. Justin Kluivert, djali i ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Milan, Partick Kluivert, ka folur në mikrofonin e “Helden” në lidhje me të ardhmen e tij, duke shpallur kështu preferencat e tij mes klubeve më elitare të kontinentit.

Imazh i ngjashëm

“Barcelona është një klub shumë i madh, por kush jam unë për t’i thënë jo Realit, nëse do të vinte oferta?”, deklaroi Kluivert Jr, duke treguar vlerësimin e tij superior për “Los Blancos” në raport me klubin katalanas. Ndërkohë, ylli i Ajax, ka hapur edhe dyert në Premier League, ku veçoi disa skuadra: “Anglia më tërheq: Arsenal, Tottenham, Chelsea ose Manchester United janë klube të bukura ku e shoh veten të luaj pas ndonjë viti. Një menaxher të ofron mundësitë, por jam unë ai që merr vendimet, babai im nuk ndërhyn. Ai e di që nuk më pëlqen”, përfundoi ai duke treguar edhe marrëdhënien me babain-menaxher.

Më shumë nga Futboll