Premier League

Ylli i Arsenal 6 javë larg fushave pas operacionit në gju

Alexandre Lacazette do të qëndrojë për të paktën gjashtë javë larg fushave pasi i është nënshtruar një operacioni në gju. Këtë lajm e ka konfirmuar klubi londinez, që tani ka mbetur pa një qendërsulmues të mirëfilltë në Europa League.

Një deklaratë për shtyp e klubit ditën e martë zbulon: “Sulmuesi Alex Lacazette ka një artroskopi në gjurin e majtë në Londër mëngjesin e së martës.

“Proceduar minore ishte një sukses dhe ai tani do të fillojë periudhën e rehabilitimit. Parashikohet që ai të rikthehet në skuadër pas katër deri në gjashtë javë.”

Francezi kohët e fundit nuk ka shfaqur një formë të mirë, sidomos pas ardhjes së Aubameyang, që thuhet të ketë ndikuar në vetëbesimin e tij. por tani do të ketë gjashtë muaj pushim për të reflektuar dhe për t’u kthyer më i fortë.

Arsenal striker Alexandre Lacazette out for SIX weeks after knee surgery


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League