Premier League

Ylli i Francës: Isha portier, mamaja më tha ‘ose luaj në sulm, ose nuk do të luash fare’

Alexandre Lacazette ka zbuluar se ka qenë mamaja ajo që nuk e ka lejuar të luajë në portë nga mamaja e tij. Francezi është transferuar tek Arsenal nga Lyon këtë verë, duke u bërë blerja më e shtrenjtë e historisë së “Topçinjve”.

Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe për një nga sulmuesit më të mirë të Europës, nëse ai do të kishte luajtur mes shtyllave. Por mamaja e tij ka patur plane të tjera.

“Pozicioni im i preferuar ka qenë ai i sulmuesit”, ka thënë Lacazette për faqen zyrtare të klubit londinez. “Më pëlqente të luaja në portë, por mamaja ime nuk donte sepse mendonte se ishte një pozicion shumë i rrezikshëm. Më tha që të luaja në sulm ose të mos luaja fare”.

Më shumë nga Premier League