Futboll

Ylli holandez pranë Barças, me kusht kualifikimin e Ajax në Champions League

Frenkie de Jong po shpreson që të realizojë transferimin e tij te Barcelona këtë merkato vere, por klubi holandez insiston të mbajë lojtarin për të paktën edhe një muaj, në tentativën e tyre për tu kualifikuar për në fazën e grupeve të Champions League. Futbollisti 21-vjeçar ka qenë në radarët e Barcelonës për shumë kohë tashmë. Superfuqia e Eredivisie, mjaft e njohur për aftësinë e ushqimit me talente të reja, ka refuzuar deri tani tre oferta në shumat £27 dhe £36 milionë nga ekipi spanjoll. Referuar medias spanjolle “Sport”, Barcelona nuk e ka me nxitim nënshkrimin me De Jong, pasi vetë futbollisti u ka dhënë katalanasve konfirmimin e tij, por me të mbërritur gushti, gjërat mund të ndryshojnë.

Me të debutuar në ekipin e parë në verën e vitit 2015, De Jong e ka konfirmuar veten e tij si një prej pikave kryesore të Ajax dhe do të kishte regjistruar më shumë prezenca sezonin e kaluar në rast se nuk do të kishte munguar në nëntë ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi. Sezonin e kaluar futbollisti është aktivizuar si qendërmesfushor dhe qendërmbrojtës, për të kontribuar me nëntë asiste dhe një gol në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet. De Jong nuk e ka fshehur kurrë se është një tifoz i qytetit të Barcelonës, ku ka kaluar pushimet me shokët e ekipit Matthijs De Ligt dhe Justin Kluivert.

Më shumë nga Futboll