Merkato

“Ylli” i Barcelonës tundohet nga Manchester United…

Manchester United po interesohet seriozisht për mbrojtësin e majtë të Barcelona, Jordi Alba, pasi ai po refuzon të rinovojë kontratën me katalanasit.

29-vjeçari është konfirmuar si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të planetit, që kur kaloi nga Valencia te Barcelona gjashtë vite më parë.

Alba ka luajtur më shumë se 250 ndeshje me ekipin “blaugrana” duke fituar katër herë titullin në La Liga krahas trofeve të Kupës së Mbretit dhe Champions League.

Megjithatë, “Mundo Deportivo” tha se United po përfiton nga fakti që Alba nuk do të ketë më asnjë lidhje kontraktuale në qershor 2020.

Nëse Alba nuk do të rinovojë deri në fund të këtij sezoni, atëherë “djajtë” do të trokasë në duart e klubit blaugrana, që do të jetë i detyruar të pranojë bisedimet për të mos e humbur me parametër zero lojtarin që kushton rreth 50 milionë euro.

United kërkon një mbrojtës të majtë pasi Luke Shaw dhe Ashley Young nuk gëzojnë më favoret e Jose Mourinho.

Ferland Mendy i Lyon, Jose Luis Gaya i Valencia dhe Juan Bernat i Bayern Munich janë futbollistët e tjerë në “radarët” e United, nëse do të dështojë në blerjen e Alba.

Më shumë nga Merkato