RUSI 2018

“Ylli” i Danimarkës: Tani u binda, nuk më pëlqen kjo gjë

Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, ka deklaruar se ai është një nga ata që nuk e pëlqen VAR, pasi moviola në fushë rezultoi vendimtare në barazimin 1-1 ndaj Australisë në Kupën e Botës.

Mile Jedinak shënoi me penallti golin e barazimit për Australinë, pasi gjyqtari spanjoll Antonio Mateu Lahoz nuk e kishte parë prekjen e topit me dorë nga Yussuf Poulsen, që u sinjalizua nga VAR.

24-vjeçari danez, autori i golit për ekipin e tij, pa t’i jepej edhe një penallti kundra me VAR, në ndeshjen e parë ndaj Perusë, që gjithsesi u humb nga amerikano-latinët dhe Danimarka fitoi 1-0.

“Pas ditës së sotme u binda përfundimisht që nuk më pëlqen VAR, – tha mesfushori i Tottenham, pas barazimit në Samara. – Në dy ndeshje radhazi kundër nesh ka ndërhyrë VAR. Jam dakord që Poulsen e preku topin me dorë, por në fillim u shkaktua faji ndaj tij. Duhet të ishte dhënë faull për ne, përpara se të jepej penallti. Nëse e përdorin për penalltitë, përse nuk e përdorin edhe për faullet. Kjo është e hidhur.”

Më shumë nga RUSI 2018