Merkato

Ylli i Inter në radarët e Bayern Munich

Mbrojtësi i Inter, Milan Skriniar, raportohet të jetë një objektiv i Bayern Munich për merkaton e janarit.

Sipas Tuttosport, bordi i klubit bavarez mendon se skuadra ka nevojë për përforcime pas një ecurie negative në Champions dhe kampionat, që i ka zbritur në vend të gjashtë të renditjes së Bundesliga-s.

Si pasojë, vëmendja e tyre është kthyer te Skriniar, i cili ka ndihmuar Inter të fitojë gjashtë ndeshje radhazi dhe është përfolur për një transferim te Barcelona apo Manchester City.

Gjithsesi, gazeta italiane paralajmëron se Zikaltrit e vlerësojnë 80 mln euro, pak a shumë në një nivel me mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk.

Bisedimet e rinovimit të Skriniar janë nisur tashmë, por Tuttosport raporton se Inter i ka ofruar 2.5 mln euro në sezon, ndërsa lojtari kërkon 1 mln më tepër.

Më shumë nga Merkato