Seria A

Ylli i Inter sulmon Juventus: Ekip m…

Gjatë javës ka krijuar shumë debate rasti lidhur me lojtarët Under 15 të Juventus dhe fyerjet që ata i kanë drejtuar napolitanëve.

Pas këtyre polemikave pritej që të kishte një qëndrim më të përgjegjshëm të personazheve që janë të përfshirë në këtë sport, por kështu nuk ka ndodhur.

Sulmuesi i ri i Inter, Yan Karamoh, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Instagram, i është përgjigjur tifozëve zikaltër, që po e ndiqnin, duke thënë “Juventus merda” (Juventus m…).

Një koment ky që, siç mund të imagjinohej, ka shkaktuar shumë polemika dhe tani i takon klubit milanez të marrë masat e duhura kundër një sjellje të tillë, që është e papranueshme.

Më shumë nga Seria A