RUSI 2018

Ylli i Suedisë në Kupën e Botës, tifozi i ruan shtëpinë

Shtëpia tipike e një futbollisti ndërkombëtar me shumë mundësi është prapa kangjellave gjigantë, e mbrojtur nga alarmet, kamerat dhe larg syrit të publikut.

Por sulmuesi suedez Marcus Berg ka vendosur të hapë derën e apartamentit të tij për një fitues llotarie.

Çmimi ishte të ruante shtëpinë e tij ndërkohë që ai do të shkonte të luante në Kupën e Botës, dhe 28-vjeçari Jesper Bergkvist, nga Umea në lindje të Suedisë ka qenë fatlumi.

Berg gjithashtu ka paguar për udhëtimin në Gothenburg duke e qerasur edhe në disa prej restoranteve të preferuar të lojtarit.

“Diçka shumë e bukur që mund të rrijë në shtëpinë e Berg, të jetosh këtu është magjike,” shprehet Bergkvist.

Më shumë nga RUSI 2018