Futboll

“Ylli” i Monaco: Ky është sezoni im i fundit në Principatë…

“Ylli” i Monaco: Ky është sezoni im i fundit në Principatë…

“Ylli” i Monaco, Fabinho, pritet të largohet nga kampionët në fuqi të Ligue 1, përpara se të fillojë sezoni i ardhshëm. Futbollisti i kombëtares braziliane është kërkuar nga disa klube në merkato, mbi të gjithë nga Manchester United. Gjithsesi, gjatë verës së kaluar, Monaco zgjodhi të mbante edhe për një sezon Fabinho në ekip duke parë largimet e Bernardo Silva, Tiemoue Bakayoko, Benjamin Mendy dhe Kylian Mbappe. Tani ka ardhur radha e tij që të vazhdojë karrierën në një klub më të madh.

Image result for fabinho goal

“Nuk kam ndërmend të largohem në janar. Për mua kjo merkato është e mbyllur. Kam pasur kontakte me klube të tjera, por kam vendosur të qëndroj te Monaco, pas një bisede që pata me drejtuesit. Gjithsesi, ky do të jetë sezoni im i fundit me Monaco. E kam vendosur dhe nuk do të ndryshoj mendim. Tani do të mendoj vetëm për futbollin e luajtur dhe para se të fillojë sezoni i ardhshëm do të kem ndërruar ekip,” – deklaroi Fabinho para se të nisej për në Marsejë, ku Monaco do të luajë ditën e dielë për Ligue 1.

Më shumë nga Futboll