NBA

Ylli i NBA-së: Kam luajtur i pirë, nuk mbaj mend asgjë nga ajo ndeshje

Charles Barkley, një nga ikonat e basketbollit amerikan në vitet 80-90, ka rrëfyer sot një episod kurioz të karrierës së tij. Në fund të viteve ’80, kur Barkley luante me Philadelphia, menaxheri i lojtarit e lajmëron në orën 11 të mëngjesit se ishte pranë nënshkrimit të marrëveshjes me Lakers. Një lajm që ka gëzuar pa masë lojtarin, që ka vendosur ta festojë këtë transferim me miqtë e tij. Dhe nuk ishte një festë dosido, por bashkë me një grup miqsh ata kanë nisur të pinë. “Isha i lumtur nga ideja se do të luaja në Los Anxhelos”, kujton Barkley.

Charles Barkley me top kur luante ne NBA

Në mes të drekës ishim të pirë dhe kur festa vazhdonte ende menaxheri më merr sërish në telefon dhe më thotë se transferimi nuk do të ndodhte, pasi Philadelphia ishte tërhequr nga bisedimet. U mërzita, ndërkohë që isha edhe i pirë. Pas pak orësh duhej të isha në parket për ndeshjen e radhës. E luajta atë ndeshje i pirë, por nuk kujtoj asgjë nga ajo ndeshje edhe sot, nuk di se çfarë kam bërë në atë takim”, shprehet Charles Barkley, që në karrierën e tij nuk ka fituar asnjë titull në NBA, por në vitin 1993 fitoi titullin MVP të sezonit të rregullt.

Më shumë nga NBA