La Liga

Ylli i Real refuzon propozimin e Perez për t’u transferuar te klubi italian

Gareth Bale, sipas “Don Balon”, ka refuzuar propozimin që i është bërë nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, për t’u transferuar tek Juventus. Sulmuesi uellsian pritet të largohet nga “Los Blanocos” verën e ardhshme dhe numri një i madrilenëve ka menduar ta përfshijë në negociatat e mundshme që mund të zhvillohen me bardhezinjtë për Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas, siç dihet, është një nga objektivat e gjigantëve të futbollit spanjoll, por Bale nuk ka ndërmend të përdoret si kundër-ofertë teknike. Në fakt, dëshira e tij është që të kthehet në Premier League.

Më shumë nga La Liga