La Liga

“Ylli” rinovon kontratën me Atletico Madrid…

José María Giménez ka rinovuar kontratën me Atletico Madrid deri në vitin 2023.

Futbollisti nga Uruguaji, i cili debutoi me Atletico kur ishte 18 vjeç në vitin 2013, deklaroi se nuk do të largohet nga skuadra e Simone, pavarësisht nga ofertat që kishte dhe këtë e dëshmoi duke firmosur kontratën e re.

Gimenez ka luajtur 134 ndeshje zyrtare me “Colchoneros” gjatë këtyre pesë viteve.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderoj klubin për besimin. Ata e dinin se unë nuk do të largohesha,” – ka komentuar Gimenez.

Më shumë nga La Liga