Seria A

Ylli i Serisë A: Doja të tërhiqesha, tani dua të mund City-in…

Në një intervistë të gjatë të dhënë për faqen zyrtare të UEFA-s, sulmuesi i Napoli-t dhe Italisë, Lorenzo Insigne, ka folur për momentin magjik të karrierës së tij, e cila ka nisur me një “mbetje në klasë” që për pak sa nuk e ka larguar nga bota e futbollit. “Të gjithë thonin se isha mirë, por shumë i shkurtër. Dhe unë, në një moment, doja të hiqja dorë sepse mendoja se ishte e kotë të vazhdoja. Më pas erdhi Napoli dhe ai provim që shkoi mirë…”.

“Goli në Bernabeu? Nuk është një gjë që ndodh shpesh, akoma më shumë për një napolitan si unë që vesh fanellën e Napoli-t. Janë ëndrra që çdo lojtar i ka që në moshë të vogël, shpresoj që të tjerë të kenë mundësinë të ndiejnë të njëjtat emocione”. Insigne ka folur edhe për sfidën e ardhshme të Champions League, kundër Manchester City-it të Pep Guardiola-s. “Do të luajmë pa frikë. Ata kanë kampionë të mëdhenj, por nëse luajmë si skuadër do të mund t’i vëmë në vështirësi. Kemi cilësi, duhet të zbresim në fushë me bindjen se mund të bëjmë mirë”, ka thënë Insigne.

Më shumë nga Seria A