Volejboll

Ylli Tomorri: Partizani nuk ndalet këtu, në janar përforcohemi

Skuadra e Partizanit e mbylli fazën e parë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj në vendin e dytë, një pikë pas Erzenit kryesues, në një kampionat të ekuilibruar, ku tri skuadra arritën nga 7 fitore dhe 1 humbje në përfundim të kësaj faze. Çka do të thotë se rivaliteti ka qenë i madh, ndërkohë që ekipet përgatiten për fazën eliminatore të Kupës së Shqipërisë, që nis pas 10 ditësh (në Kupë, Partizani është në Grupin B, së bashku me Erzenin, Studentin, Skënderbeun dhe Teutën). Trajneri i të kuqve, Ylli Tomorri, beson se paraqitja e skuadrës së tij ka qenë e mirë, duke shprehur se objektivat nuk ndryshojnë: Fitimi i kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Nga nje ndeshje e Partizanit ne kampionat

Faza e parë mbaroi dhe jemi në vendin e dytë. Pavarësisht renditjes, ekipi ka një gjendje të mirë, kemi një ekip me perspektivë dhe që do të jenë e ardhmja e Partizanit. Kjo fazë e partë ka shërbyer për konsolidimin e grupit dhe testohen të rinjtë”, tha Ylli Tomorri për “Telesport”, duke shtuar se në fazën e dytë do të jetë një ekip ndryshe. “Partizani dhe Erzeni do jenë dy ekipet pretendente për titull, ndërsa Vllaznia për momentin duket dobët. Ne do të përforcohemi në merkaton e dimrit, për të vazhduar me përmbushjen e objektivave”, tha Tomorri. Ndeshjet e Kupës do të spostojnë skuadrën kryeqytetase në Durrës, ku do të luajë takimet e Grupit B (grupi tjetër luan në Tiranë).

Më shumë nga Volejboll