Premier League

Ylli i United të Ferguson: Shembulli ynë ishte Juventus

David Beckham, ish-mesfushor i Manchester United, Real Madrid dhe Milan, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport” ku i ka bërë elozhe Juventus-it: “Pesë vitet e fundit të Juventus kanë qenë të jashtëzakonshëm. të arrish finalen e Champions League, që është një nga momentet më të bukur të karrierës së një futbollisti, është e pabesueshme”, ka thënë ish-lojtari i kombëtares angleze.

“Kanë patur një ecuri të jashtëzakonshme dhe një trajner të mirë. Më vjen keq për mënyrën se si kanë shkuar gjërat në fund, por finalja me Real Madrid ka qenë shumë e bukur. Kur unë isha tek Manchester United, Juventus ishte një nga klubet që ndiqnim me vëmendje, me një histori të pasur, me lojtarë si Del Piero, një mik i madh dhe një njeri i mrekullueshëm. Është bukur të shohësh që edhe sot vazhdojnë të fitojnë me vazhdimësi”.

Më shumë nga Premier League