UFC

Yoel Romero kalon një peshë më lartë, synon ndeshjen me kampionin Cormier

Ish-luftëtari i peshës së mesme Yoel Romero është ngjitur një peshë më lartë në “light-heavyweight” pas dy disfatave me Robert Whittaker.

Menaxheri i Romero-s, Malki Kawa, ka konfirmuar për ESPN se ai do të ngjitet një peshë më lartë për shkak të problemeve të shumta për të kapur peshën në divizionin e mesëm.

“Po flasim me UFC për të kaluar në peshën “light-heavyweight”. UFC na ka ofruar ndeshjen me Gustaffson, dhe ne e kemi pranuar.

“Por ai donte një ndeshje në gusht, ndërsa Romero kërkon të ndeshet pak më vonë pasi sapo ka kryer një operacion.

“Mendoj se ndeshja ideale e Romero-s do të ishte ajo me kampionin Daniel Cormier. Dy kampionë në mundje dhe dy mostra.

Cormier kërkon të ndeshet me dikë, kështu që Yoel do të ishte kundërshtari ideal.”

Më shumë nga UFC