Connect with us

Merkato

Yonghong Li vendos rekord, Mirabelli vendos kushtet për Sanches-Morata

Ajo që po zhvillon Yonghong Li është një merkato rekordesh. Në fakt, askush nuk ka shpenzuar sa numri një i ri i Milan-it në vitin e parë të presidencës, siç ka bërë të ditur “Marca”. Kuqezinjtë kanë mbyllur 10 operacione për një total prej 209,5 milionë euro. Dhe nuk ka mbaruar akoma, sepse klubi milanez është në kërkim të një sulmuesit të nivelit të lartë. Kështu, kjo shifër priet të rritet akoma ndjeshëm. Duke iu kthyer çështjes së sulmuesit, Massimo Mirabelli, drejtori sportiv i Milan, ka bërë të qartë se: “Belotti? Na vjen keq për irritimin e Torino-s. Kemi në mendje disa sulmues dhe po kërkojmë informacione. Flas me Torino-n dhe e dinë se po e ndjekim Belotti-n, ashtu si sulmues të tjerë. Po sillemi me korrektësi dhe transparencë: i lajmërojmë klubet para se të flasim me lojtarët”.

“Morata? E kemi ndjekur që nga fillimi dhe ai është treguar i gatshëm, më pas janë krijuar disa komplikime mes finales së Champions League dhe ndërhyrjes së ekipeve të tjera. Mund të vijë te Milan, por vetëm me kushtet tona. Sanches? E njoh mirë, që nga koha e Benfica-s. Te Bayern nuk ka gjetur hapësira. Po të krijohet nevoja për një mesfushor tjetër do ta vlerësojmë, por vetëm me kushte të caktuara. Gjithsesi, tani jemi të përqendruar diku tjetër. Mund të marrim edhe një sulmues krahu, merkato është akoma e gjatë”.

Më shumë nga Merkato