Atletikë

Yoshihide Kiryu hyn në histori, japonezi i parë që garon 100m nën 10”

Atleti japonez Yoshihide Kiryu ka hyrë sot në historinë e këtij sporti në vendin e tij, duke u bërë japonezi i parë që zbret nën 10 sekonda në garën e 100 metrave. Ai dha kohën 9”98, duke festuar si i çmendur pas këtij rezultati, që është edhe rekord kombëtar për Japoninë. Kjo kohë u vendos sot në pistën e Fukui, ku atleti 21-vjeçar arriti të shkëlqejë në pistë. KJo është koha e dytë më e mirë e kësaj disipline në Azi, ku rekordin kontinental e ka Femi Ogunode i Katarit (9”91).

Jam shumë i lumtur për këtë rezultat. Nuk e prisja, pasi kjo ishte gara e fundit sezonale për mua edhe pse kam punuar shumë për t’ia dalë mbanë. Për fat të mirë gjithçka shkoi shkëlqyeshëm në këtë garë. Kisha 4 vite që punoja për këtë rezultat, por nuk arrija të përmirësohesha. Tani që zbrita nën 10 sekonda, e ndiej se jam gati për evente më të mëdha”, tha atleti Yoshihide Kiryu. Rekordi i mëparshëm i Japonisë (10”00) mbahej nga Koji Ito, vendosur në vitin 1998.

Atleti japonez Yoshihide Kiryu pas gares

Më shumë nga Atletikë