Fitnes

Zac Efron e bëri trupin kaq muskuloz brenda 12 javësh, flet trajneri

Zac Efron e bëri trupin kaq muskuloz brenda 12 javësh, flet trajneri

E keni parë aktorin Zac Efron në rolin e një roje plazhi? Sigurisht që po, me siguri! I preferuari i adoleshentëve mësohet se trupin aq muskuloz e ka bërë duke ngrënë pica dhe hamburgerë.

Ej, kjo ishte thjesht një shaka!

Kështu do të donit ju, por jo. Në realitet, ai ka ngrënë në mënyrë shumë të kujdesshme, duke pësuar një transformim të madh brenda vetëm 12 javësh. “Implementova një ditë me ushqim vetëm organik”, – thotë trajneri i tij, Patrick Murphy.

Efron ka marrë gjithashtu shumë proteina, siç kujdeset të shtojë Murphy, i cili gjithashtu saktësoi se kjo lëndë ushqyese nuk duhet të kishte përbërës të tjerë. Trajneri, në fakt, nuk jep shumë detaje, por thekson se Efron e ka ndryshuar sasinë e kalorive të marra çdo dy javë dhe kjo vlen për proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.

Doni të bëheni si ai? Hani shëndetshëm!

Më shumë nga Fitnes