Basketboll

Zalgiris befason Olympiacos, kampionët e Fenerbahce bëjnë detyrën

Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku kampionët në fuqi të Fenerbahce mposhtën pa shumë probleme Baskonia Gasteiz me shifrat 82-73. Turqit udhëheqin 1-0 me ndeshje. Sfida e luajtur në Stamboll u dominua nga bsaketbollistët vendës, me 4 lojtarë të ekipit të Fenerbahce që realizuan mbi 10 pikë. Shënuesi më i mirë ishte ëanamaker me 16 pikë, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 16 pikët e Shengelia për të evituar humbjen.

Surpriza në ndeshjen tjetër çerekfinale, ku skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas mundi 87-78 grekët e Olympiacos, duke udhëhqur 1-0 me ndeshje. Një fitore e paparashikuar kjo e skuadrës mike, që befasuan grekët në fushën e tyre. Edhe pse Spanoulis realizoi 25 pikë për Olympiacos, ato mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë dyshja Davies-Pangos realizoi 41 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Euroleague – Çerekfinalet e play off-it

CSKA Moskë – Khimki Moskë, (1-0 me ndeshje)

Panathinaikos – Real Madrid, (1-0 me ndeshje)

18 prill, Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 82-73 (1-0 me ndeshje)

18 prill, Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 78-87 (0-1 me ndeshje)


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Basketboll