Kampionatet në Europë

Zanetti: Interin e duam në “top 10” superklubet e botës

Sapo ka ulur receptorin e telefonit me drejtuesit e “Suning”, me të cilët ka folur për një Inter të madh.

 

Sapo ka ulur receptorin e telefonit me drejtuesit e “Suning”, me të cilët ka folur për një Inter të madh. Javier Zanetti beson te grupi aziatik, që ka presidencën e klubit zikaltër, duke dhënë sinjale qetësuese për popullin e të njëjtave ngjyra. Argjentinasi beson se në merkato duhet lëvizur pa gabime: “Ne do të duhet të shikojmë për lojtarë të fortë, por edhe me vlerat njerëzore. Sa më pak gabime në këtë aspekt të punës sonë. Prioriteti parësor mbetet rikthimi në Ligën e Kampionëve, sepse e kemi shtëpinë në këtë kompeticion.”

Më tej, këto janë fjalët e zëvendëspresidentit të Interit, lëshuar për “Reuters”: “Suning dëshiron ta bëjë Interin një nga 10 klubet e futbollit më të mira në botë. Ne jemi duke punuar për këtë, por nuk mund të kemi gjithçka në të njëjtën kohë. Si çdo sipërmarrje tjetër e madhe kërkohet kohë, implementim i strategjive. Drejtuesit kinezë kanë respekt të madh për historinë e klubit të Interit dhe duan ta ngrenë atë përsëri lart.”

Më shumë nga Kampionatet në Europë