Futboll

Zaza: Penalltia e humbur ndaj Gjermanisë më ka lënë pa gjumë…

Simone Zaza nuk e ka harrur ende penalltinë e humbur në çerekfinalen kur Gjermanisë, një episod që i ka mbetur në mendje dhe ndoshta kështu do të jetë përgjithmonë. Pas një vrulli shumë të çuditshëm, që më pas u bë motiv ironie në të gjithë rrjetet sociale, 26-vjeçari gaboi përballë Neuer dhe tani që kanë kaluar 18 muaj tregon: “Ka qenë momenti më i keq i karrierës time, sidomos për atë që ndodhi më pas, – kujton sulmuesi 26-vjeçar. – Eshtë edhe faji im sepse nuk munda të reagoj menjëherë pas asaj që ndodhi. U kapa nga negativiteti. Por tashmë ajo periudhë pesimizmi ka kaluar.”

Më pas Zaza shton: “Nuk kërkova të isha mes atyre që do të godisnin penalltinë. E vërteta është se gjatë gjithë karrierës time nuk kam qenë ai që gjuante penalltitë. Megjithatë, në stërvitjet me kombëtaren nuk i humba kurrë, prandaj e godita. Nuk më zinte gjumi në mbrëmje. Kalova disa natë shumë të trishta dhe më duhet të falënderoj të dashurën time dhe prindërit e mi, që më qëndruan pranë. Herët a vonë do të godas ndonjë penallti tjetër në karrierën time, por tani nuk jam gati.”

Më shumë nga Futboll