Futboll

Zaza shënon 3 gola në 8 minuta! Valencia “shkatërron” Malagan

Vetëm dy ditë më parë, Simone Zaza e kishte marrë shumë keq përjashtimin nga formacioni titullar i Valencias, në derbin kundër Levantes. Por, mbrëmjen e të martës, sulmuesi italian është rikthyer në fushë, madje që nga minuta e parë në ndeshjen e luajtur në “Mestalla” kundër Malaga, duke përjetuar njëherësh edhe natën më të shkëlqyer, që nga koha kur u transferua në Spanjë.

Rezultate imazhesh për simone zaza valencia-malaga 5-0

Ish-sulmuesi i Juventus, Simone,  ka shënuar tre gola në pjesën e dytë, në vetëm 8’ minuta lojë, mes minutës së 55′ dhe asaj të 63′, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen, për të sigluar kështu rezultatin në shifrat 4-0, ndërkohë që Rodrigo, katër minuta nga përfundimi i lojës ka çuar shifrat në 5-0 për Valencia. Një tregolësh prej sulmuesi të mirfilltë. Goli i parë u realizua në planzho te shtylla e parë, dopieta u regjistrua me një gol me kokë, ndërsa i treti me një të majtë të jashtme në daljen e portierit.

Më shumë nga Futboll