Europa League

Zbardhet kalendari, ja dita dhe ora e ndeshjeve të Skënderbeut

Skënderbeu do ta nisë fushatën kualifikuese në Grupin B në një transfertë. Më konkretisht, më 14 shtator, skuadra e Ilir Dajës do të jetë mysafire në Ukrainë, për t’u ndeshur me Dynamo Kyiv. Kjo sfidë do të luhet në orën 19:00. Ndeshja e dytë për kuqebardhët tanë juglindorë është planifikuar të luhet në “Elbasan Arena”, më 28 shtator, ora 21:05, ndaj Young Boys të Zvicrës. Duhet nënvizuar fakti se dueli i parë me serbët e Partizanit të Beogradit është vendosur të zhvillohet në Elbasan, më 19 tetor, ora 21:05, ndërsa ai i kthimit në Beograd, më 2 nëntor, ora 19:00. Nëse korçarët e nisin këtë raund të Ligës së Europës në transfertë, edhe do ta mbarojnë jashtë fushës së tyre. Ballafaqimi i fundit në grup për Skënderbeun do të jetë më 7 dhjetor, në Zvicër, në fushën e Young Boys. Më poshtë, ja tabela e plotë e ndeshjeve të Grupit B të Ligës së Europës, bashkë me datat dhe oraret përkatëse.

 

Data Pritës Ora Udhëtues
14.09.2017 Dynamo Kyiv 19 : 00 Skënderbeu Korçë
Young Boys 19 : 00 Partizan Beograd
28.09.2017 Partizan Beograd 21 : 05 Dynamo Kyiv
Skënderbeu Korçë 21 : 05 Young Boys
19.10.2017 Skënderbeu Korçë 21 : 05 Partizan Beograd
Dynamo Kyiv 21 : 05 Young Boys
02.11.2017 Partizan Beograd 19 : 00 Skënderbeu Korçë
Young Boys 19 : 00 Dynamo Kyiv
23.11.2017 Skënderbeu Korçë 21 : 05 Dynamo Kyiv
Partizan Beograd 21 : 05 Young Boys
07.12.2017 Dynamo Kyiv 19 : 00 Partizan Beograd
Young Boys 19 : 00 Skënderbeu Korçë

Më shumë nga Europa League