TECH

Zbardhet lista, ja kompanitë që fitojnë më shumë nga videolojërat

Zbardhet lista, ja kompanitë që fitojnë më shumë nga videolojërat

Nga janari deri në qershor, kompania publike me të ardhurat më të larta nga industria e videolojërave është Tencent. Gjiganti kinez la pas kompani si Sony dhe Microsoft duke gjeneruar 7.4 miliardë dollarë të ardhura, raporton PC World. Lajmi ishte i pritshëm.

Siç kemi njoftuar edhe në artikuj të mëparshëm, Tencent ka investuar miliona dollarë në kompani të tjera lojërash. Në vitin 2011 ajo bleu “Riot”-in, zhvilluesin e lojës “League of Legends”, një nga më të pëlqyerat dhe të diskutuarat në rrjetet sociale.

Investime të tjera që vlen të përmenden janë aksionet në kompaninë Activision Blizzard – me lojëra si Call of Duty dhe World of Warcraft – SuperCell, ku zotëron 84% të aksioneve dhe investimin prej 330 milionë dollarësh në Epic Games. Vendin e dytë dytë e zë Sony, ndjekur nga Activision, Microsoft, Apple dhe EA.

Më shumë nga TECH