Kampionatet në Europë

Zbardhet prapaskena / Neymar kishte rënë dakord me PSG-në që në qershor, ja si e mashtroi Barcelonën

PSG dhe Neymar Jr i kishin rregulluar detajet e transferimit të tij nga Barcelona shumë më herët se ata kanë bërë të njohur, sipas një raporti të publikuar nga gazeta braziliane “Correio da Manha” (CM). Sipas informatave të publikuara në këtë gazetë, Neymar Junior e kishte mbyllur marrëveshjen me PSG-në që në qershor, jo në gusht, si ai donte të hiqej, për t’i bindur drejtuesit e Barcelonës. “CM” do të kishte qasje në një dokument “shumë konfidencial”, të datës 30 qershor, i cili dëshmon se drejtuesit e PSG-së kishin ngritur tashmë të gjithë funksionimin e ardhjes së yllit brazilian në qytetin e dritës, në atë kohë.

Sipas këtij informacioni të “CM”, flitet për dokumentin e avionit të transportit e të dhënave që kishte Neymar dhe pjesën tjetër të shoqëruesve të tij, një total prej shtatë njerëzish, që do të shfaqeshin në Paris. Që atëherë flitej për anëtarët e sigurisë së ngjarjes dhe praninë e rreth 500 gazetarëve për të mbuluar momentin historik. Në informacionin e vet, “Correio da Manha” shpjegon se “i gjithë operacioni është përgatitur që në qershor, se si Neymar do të pritej si të ishte kreu i një shteti”, në kulmin e një pagese të detyruar të klauzolës së ndërprerjes së kontratës me Barcelonën prej 222 milionë eurosh, një rekord botëror.

Portuguezi Antero Henrique, më i forti dhe i riu i klubit francez, si drejtor sportiv i parizienëve dhe ish-drejtues te FC Porto, do të kishte qenë përgjegjës për dosjen e lartpërmendur, në të cilën detajet e këtij biznesi spektakolar ishin planifikuar. Në informacionin e vet, “CM” shpjegon se në mjedisin e PSG janë përfolur disa zëra për gjashtë biznesmenë (Pini Zahavi, Marcelo Simoniam, Juan Figer, Ëagner Ribeiro, Mohammed Afzal dhe Humberto Paiva), plus babai i Neymar, që kanë të drejtë të komisioneve dhe asnjëri prej tyre nuk është francez.

Më shumë nga Kampionatet në Europë