La Liga

Zbulimi: Guardiola? Te Barça kishte probleme me holandezët

Emmanuel Petit ka thënë se Pep Guardiola ka pasur një problem me lojtarët holandezë kur ka qenë te Barcelona. Shumë është folur përikimin që kanë pasur lojtarët holandezë që kanë luajtur nën drejtimin e Louis van Gaal në akohë, me Ptit dhe Marc Overmars që janë transferuar atje nga Arsenal.

“Ka pasur shumë rivalitet brenda skuadrës dhe Guardiola ka pasur momarrëveshje me lojtarët holandezë ka thënë francezi. “Ne kishim një ekip shumë të talentuar, por senatorët e skuadrës ishin shumë të vjetër dhe ne kishim shumë probleme jashtë fushës. Unë kam luajtur më pak se 30 ndeshje me Barcelona-n dhe pjesën më të madhe të tyre i kam luajtur në mbrojtje. Ka qenë një sezon për t’u harruar profesionalisht dhe për klubin”, ka thënë Petit.

Pas kësaj aventure zhgënjyese me katalanasit, fituesi i Kupës së Botës është transferuar në “Stamford Bridge”. “Doja të kthehesha në Angli”, ka thënë ai. “Shkova te Chelsea dhe i kam treguar atyre se zemra ime ishte blu dhe se nuk isha më një topçi”.

Më shumë nga La Liga