Bundesliga

Zbulimi i “Football Leaks”; Guardiola nënshkroi me Manchester City sa ishte trajner i Bayernit

“Football Leaks” ka zbuluar se Manchester City e ka punësuar trajnerin Pep Guardiola në tetor 2015, kur ai kishte edhe dy muaj të mbetura nga sezoni i tretë në krye të Bayern Munich. Sipas “Der Spiegel”, punësimi i Pep ishte një mision sekret dhe të dyja palët, Manchester dhe trajneri katalanas, nuk thanë asgjë publikisht në lidhje me kontratën.

Kontrata ishte nënshkruar më 10 tetor 2015, para javës së nëntë të Bundesligës. Pra, ka ndodhur “de facto” para 5 janarit, kur Guardiola konfirmoi publikisht dëshirën e tij për të mos vazhduar në stolin e Bayern Munich dhe për të nënshkruar me një klub në Premier League. Nënshkrimi me Manchester City u bë zyrtar më 1 shkurt.

Shifrat e kontratës janë “filtruar”, gjithashtu. Në sezonin e parë, Guardiola do të fitonte 15.45 milionë euro, një shumë që do të rritej në 19 milionë euro, në vitet më pas. Të dielën, “Mirror” publikoi faktin se Txiki Begiristain, drejtor sportiv i “qytetarëve”, ishte takuar me Guardiolën në Barcelonë, ndonëse marrëveshja tashmë ishte nënshkruar.

Për pronarin e Manchester City, nënshkrimi i Guardiolës do të thoshte marrja e trajnerit më të mirë në botë, si “tulla” finale për ndërtimin e projektit tepër ambicioz.

Më shumë nga Bundesliga