Merkato

Zbulimi i radhës i Monchi-t mbërrin në Romë

Mbrojtësi i RC Lens William bianda ka mbërritur në Itali dhe do të kryejë vizitat mjekësore me Roma-n ditën e enjte dhe do të kushtojë 5 mln euro.

18-vjeçari është pritur nga tifozët në aeroport dhe ka mbajtur shallin e Ujqërve për fotografitë.

Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore në klinikën Villa Stuart të Romës ditën e enjte në mëngjes.

Bianda ka dalë nga akademia e Lens dhe është një qendërmbrojtës që është aktivizuar edhe nga moshat e Francës.

Për të është gati një kontratë pesëvjeçare.

Më shumë nga Merkato