Argetim

Zbulimi, ja pse Al Pacino dhe De Niro janë tifozë të Trabzonspor

Yjet e Hollyëood mbështesin shpesh skuadrat europiane të futbollit, kur këto të fundit zhvillojnë fazën parapërgatitore në Amerikë. Por, në ditët e fundit, kanë ardhur dy “përforcime” surprizë nga bota e yjeve të kinemasë, teksa Al Pacino dhe Robert De Niro kanë zbuluar se janë tifozë të Trabzonspor.

Jo, nuk e lexuat gabim. Dy prej yjeve më të mëdhenj të Hollyëood janë mbështetës të skuadrës turke, që ndodhet në vendin e pestë të kampionatit aktualisht. Por pse? Si? Gjithçka shpjegohet me ish-anëtarin e bordit të drejtuesve të skuadrës, Nevzat Aydin, i cili është takuar me dyshen në Neë York dhe i ka dhuruar atyre dy fanella të personalizuara.

Pasi ka postuar një fotografi të tijën me Pacino-n dhe De Niro-n, ai ka shkruar: “Dy burra, të cilët doja t’i takoja në jetën time. Modestë dhe të dashur. Ka qenë një darkë e shkëlqyer, që zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. ‘Tani keni një mik në Turqi’, u thashë para se të ndahesha me ta”. Më mbrapa, Aydin ka pranuar se ka folur më shumë se për futboll me dy legjendat e kinemasë ndërkombëtare.

“Kemi folur për filmin ‘The Irishman’, që do të dalë së shpejti, jo për futboll”, ka thënë ai. “Gjithashtu, kemi folur për pjesëmarrjen e Deniro në ‘Saturday Night Live’ me Ben Stiller. De Niro është shumë argëtues dhe i dashur. Ndërsa po largohej, më përqafoi, dhe është shuam mbresëlënës kur flet”.

Mbështetja e De Niro dhe Al Pacino për Trabzonspor mund të jetë pak befasuese, por ata nuk janë vetëm. Will Ferrell dhe Sylvester Stallone janë gjithashtu tifozë të klubeve europiane të futbollit. Ferrell është një tifoz i Chelsea, ndërsa Stallone mbështet Everton. Ndërkohë, Princi William dhe Tom Hanks janë tifozë të Aston Villa, ndërsa West Ham ka mbështetjen e plotë të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Më shumë nga Argetim