La Liga

Zbulimi, kjo është lista e zezë e Cristiano Ronaldo-s

Nëse i pëlqen Cristiano Ronaldo-s, atëherë ke bërë gjysmën e punës. Ky është thelbi i informacioneve të grumbulluara nga revista spanjolle “Don Balon”, që është bazuar te zërat në lidhje me shitjen e mundshme të Dani Ceballos (i marrë nga Betis verën e kaluar), i cili ka përfunduar në stol. Kryesisht për shkak të fuqisë që portugezi ka brenda ekipit. Pak a shumë si perandorët e Romës në kohën e Koloseut, të cilët vendosnin me një të ngritur (ose jo) të gishtit nëse gladiatorët do të jetonin ose vdisnin.

Ceballos është një mesfushor 21-vjeçar që nuk po gjen hapësira te madrilenët. Fati i tij duket i vendosur tashmë: të huazohet, ndoshta te Milan (sipas lajmeve të fundit të merkaton). Ai ka një kontratë me “Los Blancos” deri në 2023-in dhe është i blinduar nga një klauzolë prej 500 milionë eurosh, një shifër e paimagjinueshme për një lojtar stoli. Por Ronaldo duket se preferon Modric, Casmiero dhe Kroos para ish-lojtarit të Betis për arsye teknike dhe karakteri. Me pak fjalë, nuk i pëlqen dhe nuk e ka patur problem t’ia thotë një gjë të tillë trajnerit Zidane. Kështu, golashënuesi më i mirë i Champions League dhe lojtari me më shumë gola të shënuar (411) në të gjitha kompeticionet zyrtare me fanellën e Real Madrid mund t’i lejojë vetes qëndrime të tilla.

Vështirësia tjetër për Ceballos paraqitet nga konkurrenca e madhe brenda Real Madrid, me lojtarë si Isco, Asensio dhe Kovacic që luajnë në të njëjtin pozicion me të. Por në listën e zezë të CR7 bëjnë pjesë edhe emra të tjerë më të rëndësishëm, si Ibrahimovic, Pogba, Vidal dhe Rober Leëandoëski. Të gjithë futbollistë që ylli portugez nuk nuk i ka dashur në ekip kryesisht për arsye taktike dhe të personalitetit të tyre.

Më shumë nga La Liga