Bundesliga

Zbulohen arsyet reale pse Sanches u largua nga Bayern

Zbulohen arsyet reale pse Sanches u largua nga Bayern

Renato Sanches në verë u huazua për një vit nga Bayern te Swansea City. Mesfushori portugez, i blerë në vitin 2016 për 35 mln euro nga Benfica, kurrë nuk arriti të impresionojë në Mynih dhe zgjodhi kampionatin anglez për t’u ringritur.

“Sport Bild”, megjithatë, sot zbulon arsyet reale të largimit të tij të përkohshëm. Duket se kampionët e Gjermanisë nuk kanë një mendim të mirë për të dhe këtu nuk po flasim vetëm për arsye sportive. Një herë, pas dy ditësh pushim, 20-vjeçari humbi avionin dhe nuk shkoi dot në seancën stërvitore të skuadrës. Trajneri Carlo Ancelotti nuk e dënoi dhe lajmi nuk doli në medie. Sanches disa herë të tjera ka vonuar në stërvitje apo mbledhjet e skuadrës para nisjes së këtij sezoni. Shkurt, ai ende nuk është pjekur.

Gjëra të tilla Bayern nuk i toleron, kështu që Ancelotti e ka huazuar te një skuadër e cila drejtohet nga ish-asistenti i tij, Paul Clement. Ky i fundit mund ta vëzhgojë gjatë gjithë vitit jo vetëm sportivisht, por edhe në aspektin njerëzor.

Fundjavën e kaluar, Sanches e nisi si titullar në kampionat, por nuk luajti edhe aq mirë. Madje, tifozët e sulmuan keqas në rrjetet sociale. “Renato bëri disa gjëra të mira dhe disa jo edhe aq të mira”, – tha pas ndeshjes Clement. “Ai do të përmirësohet, derisa të njohë shokët e skuadrës, sistemin dhe kulturën këtu”, – shtoi tekniku.

Urojmë të ndodhë kështu, përndryshe Bayern do ta shesë fare!

Më shumë nga Bundesliga