• Zbulohen pagat e trajnerëve në Copa America, Dunga sundon si më i pasuri

    Publikuar: 30 May 10:47

    Kërkimet e faqes “Finance Football” kanë arritur të zbulojnë pagat e teknikëvë të cilët do të marrin pjesë në edicionin e njëqindtë të Copa America. Rezultatet e këtij zbulimi janë publikuar në mënyrë ekskluzive nga portali i njohur dhe i profilizuar në zhvillimet financiare në fushën e sportit e veçanërisht të futbollit. Sipas këtyre të dhënave, konfirmohet se trajneri i Brazilit, Dunga është konkretisht më i paguari mes 16 trajnerëve që do të drejtojnë përfaqësueset pjesëmarrëse në Kupën e Amerikës. Në ndjekje të Dungës, trajneri i dytë më i paguar rezulton të jetë ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jürgen Klinsmann.

    Rrogat e trajnerëve në Copa America

    Vetëm pak kohë më parë, i njëjti burim kishte zbuluar pagat e teknikëve që marrin pjesë në Kampionatin Europian “Francë 2016”, ndërsa tani publikohen dhe bëhen transparente të ardhurat e krerëve të përfaqësueseve pjesëmarrëse në Copa America 2016 Centennial. Plot 2,7 milionë euro në vit përfiton Dunga, duke qenë kështu trajneri më i paguar në mesin e atyre të cilët do të marrin pjesë në fazën finale të Kampionatit që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara ndërmjet datës 3 dhe 26 qershor. Edhe pse Brazili ka qenë historikisht si kandidat për titullin, në vitin e Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në shtëpi, Dunga do të duhet të provojë se me të vërtetë e meriton pagën që merr.

    Në vendin e dytë klasifikohet trajneri gjerman, Jurgen Klinsmann, i cili fiton 2.3 milionë euro në vit në postin e trajnerit të Shteteve të Bashkuara. Ramon Diaz (Paraguaj) dhe Gerardo Martino (Argjentinë) ndajnë vendin e tretë në renditjen e përgatitur nga “Football Finance”, me një pagë vjetore prej 1.8 milionë euro, në drejtimin e dy ekipeve me aspirata legjitime për titull. Me pagë relativisht modeste, Oscar Ramirez (Kosta Rika), i cili renditet në vendin e fundit të tabelës, duke fituar rreth 200.000 euro në vit – më pak se shuma që Dunga merr në një muaj.

    [interaction id=”574ca5dfeac5f7343b39828b”]


    Lexo postimet e tjera