Premier League

Zbulohet data e rikthimit të Zlatan Ibrahimovic

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në ekipin e parë të Manchester United është zbuluar, teksa klubi po e bën gati për një sfidë të caktuar të Premier League në dhjetor.

Skuadra e Jose Mourinho-s shpreson që ta ketë gati yllin suedez për ndeshjen e United ndaj Arsenal në fund të vitit.

 Zlatan Ibrahimovic suffered an ACL injury against Anderlecht in April

Ibrahimovic, i cili është duke u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në prill, mund të luajë në Emirates më 2 dhjetor.

Së fundmi, Zlatan ka pretenduar se shpreson që të rikthehet më i fortë se kurrë, duke u shprehur se ndihet mirë.

 Zlatan Ibrahimovic is set for an incredible 2017 return, despite early reports

“Jam stërvitur çdo ditë që nga operimi, nuk ka pushime. Është një sfidë e re dhe jam i fortë mendërisht dhe kur fokusohem për një objektiv nuk mund të më ndalojë asgjë.

“Kur të rikthehem në fushën e lojës, do të jem më i fortë se më parë.”

 

Më shumë nga Premier League