Futboll

Zbulohet futbollisti i Barça që mban peng transferimin e Coutinho

Coutinho po, Coutinho jo. Liverpool shtrëngon rripat. Kërkesa më e fundit e Jürgen Klopp, në këmbim të hapjes së dyerve për transferimin e brazilianit Philippe Coutinho nga Anfield për në Camp Nou, ka një emër dhe një mbiemër: Iván Rakitic. Mesfushori kroat mund të kompensojë largimin e yllit të Liverpool nga Anfield, ndaj dhe klubi anglez ka vënë emrin e Rakitic në kundërofertën për Barcelonën. Problemi? Rakitic as që do e kalon ndër mend një largim të tijin nga Barcelona, ​e aq më pak për një aventurë në Premier League.

Rezultate imazhesh për rakitic messi

Liverpool synon të fitojë titullin kampion në Premier League angleze, për të garuar me Chelsea, City dhe United. Të largohet nga Barça, për tu transferuar në një ekip që nuk është mes gjigantëve, është një gabim i madh. Ivan mund të konsiderojë humbjen e projektit në rënie të lirë, ndërkohë që klubi blaugrana ofron një llogari më të madhe në fund të muajit, e gjithashtu një projekt fitues, që nuk i gjen te Liverpool.

Më shumë nga Futboll