Futboll

Zbulohet klauzola që e kthen Gareth Bale në Londër…

Zbulohet klauzola që e kthen Gareth Bale në Londër…

Transferimi i Gareth Bale nga Tottenham te Real Madrid, në vitin 2013, shënoi rekordin e merkatos së futbollit botëror për kohën, me 100 milionë euro të shpenzuara nga “Los Blancos”. Ishte një marrëveshje që ndryshoi përgjithmonë tregun e futbollit dhe drejtuesi i Tottenham, Daniel Levy, futi një klauzolë në kontratën mes palëve. “The Mirror” zbuloi se Tottenham është klubi që ka prioritet për blerjen e futbollistit, në momentin që Real Madridi vendos ta shesë.

Klauzola thotë se nëse një klub bën ofertë për Gareth Bale dhe Real e pranon, Tottenham ka 72 orë kohë, që duke e barazuar ofertën, të marrë futbollistin…

Uellsiani ka një kontratë deri në vitin 2021 me Real Madrid, por dëmtimet e shumta e kanë vënë në dyshim të ardhmen e tij me fanellën “Los Blancos”. Gareth Bale ka humbur për shkak dëmtimi 40 nga 60 ndeshjet e fundit të Real Madrid dhe ka pësuar 11 dëmtime të ndryshme, që kur ka zbarkuar në Spanjë. Shtypi spanjoll ka shkruar se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka vendosur ta nxjerrë në shijtje futbollistin e blerë 100 milionë euro, rreth pesë vjet më parë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll